Bota

“Europa, epiqendër e pandemisë”, OBSH: 500 mijë vdekje të mundshme deri në shkurt

Europa dhe Azia Qendrore janë edhe një herë epiqendra e pandemisë së Covid-19 me rreth 500 mijë vdekje të tjera që pritet të shënohen deri në 1 shkurt.

Paralajmërimi i zymtë vjen nga drejtori i OBSH-së për Europën Hans Kluge. Rastet e reja u rritën 55 për qind gjatë 4 javëve të fundit, sipas Kluge, për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit dhe mungesës së masave mbrojtëse. 59 për qind e infektimeve globale dhe 48 për qind e vdekjeve të raportuara janë pikërisht nga Europa dhe Azia Qendrore.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

“Niveli aktual i transmetimit në 53 vende europiane është tejet shqetësues dhe rastet e reja po arrijnë nivele rekord të nxitura edhe nga varianti më i transmetueshëm i virusit, Delta. Duhet të ndryshojmë taktikat tona; nga reagimi ndaj shpërthimit të rasteve te parandalimi i tyre”, tha Hans Kluge.

Ekspertët e OBSH-së thonë se rreth rajonit ka një dallim të madh, në mbulimin me vaksina. Rreth 1 miliard doza janë administruar deri më tani, por vetëm 47 për qind e popullsisë europiane janë plotësisht të vaksinuar. Sipas Kluge, nëse 95 për qind e qytetarëve do të mbanin maska, mund të kishin shpëtuar 188 mijë jetë njerëzish. Ai mbrojti përdorimin e certifikatës shëndetësore, që siç tha, ishte një mjet drejt lirisë individuale. /a2/

Lexo më shumë  Lufta po e detyron Putinin të shesë rezervat e arit të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *