Lajme

Rritet paundi dhe dollari, zhvillimet në tregun valutor

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten, monedhat e huaja kryesore forcuan pozitat në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,38 pikë dhe këmbehet me 106,42 lekë, ndërsa euroja fitoi terren lehtë me 0,01 pikë dhe këmbehet me 122,87 lekë.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 144,98 lekëve, duke fituar 0,54 pikë më shumë se ditën e mërkurë. Edhe franga zvicerane u forcua lehtë me 0,04 pikë dhe këmbehet me 116,47 lekë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *