Raport shqetësues: Ndotja do arrijë kulmin në 2023
Bota po rikthehet në nivelet e ndotjes atmosferike si para pandemisë, pas uljes së madhe në vitin 2020 si pasojë e masave izoluese prej koronavirusit.
Sipas raportit të fundit të konsorciumit për Projektin Global të Karbonit, gazrat e dioksidit të karbonit që do të lëshohen deri në fund të 2021-it, do të jenë afër normave të viteve më parë.
Kina pritet të jetë përgjegjëse për 31 për qind të gjithë ndotjes nga gazrat për shkak se i ka rindezur motorët e ekonomisë më parë se të tjerët.
Ndotja nga karboni qëndron më e ulët se rekordi 40 miliardë-tonësh i vitit 2019, por rimëkëmbja e sektorëve, si transporti dhe aviacioni, mund të ndikojnë për keq në mjedis në 2022-in dhe do prekin kulmin në vitin 2023.
Raporti publikohet teksa liderë dhe zyrtarë nga gati 200 shtete po takohen në samitin dyjavor për klimën në Glasgou, ku Amerika akuzoi Rusinë dhe Kinën se po cenojnë ambiciet globale.
Qymyri është lënda djegëse më ndotëse e tokës që prodhon 37 për qind të energjisë elektrike në botë.
Pasojat e tij janë të mëdha te ndryshimet klimatike dhe më shumë se 40 shtete u zotuan të enjten gjatë samitit që të heqin dorë gradualisht nga qymyri, me vitin 2030 si afat fundor për ekonomitë e mëdha dhe 2040-ta për vendet më të varfra.
Disa nga shtetet më shumë të varura nga qymyri, si Australia, India, Kina dhe SHBA-ja, nuk e firmosën marrëveshjen.
Rruga Press