KryesoreLajme

Samiti i Cop26 në Glasgow/Në ditën e 4 diskutohet për energjinë

GLASGOW – Sot është dita e katërt konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow të Skocisë.

Ditën e sotme fokusi do të jetë tek energjia dhe në veçanti qymyri. Mbretëria e Bashkuar “udhëhoqi” botën në angazhimin për të hequr gradualisht qymyrin dhe do të shpresojë për angazhime të ngjashme në këtë ditë. Udhëheqësit e G7 kanë bërë tashmë premtime për qymyrin këtë korrik.

Lexo më shumë  Ardita Sinani shkon në ambasadën e ShBA-së në Beograd: Diskutuam çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve dhe të tjera

Dy sesione paneli, me figura të larta qeveritare dhe organizata ndërkombëtare, do të shpallin dhe diskutojnë masat e reja për të rritur më shpejt fuqinë e pastër.

Pasdite do të ketë fjalime nga ministrat e energjisë nga Mbretëria e Bashkuar, India dhe e gjithë bota dhe një ngjarje që do të shikojë fazën e largimit të qymyrit në nivel global.

Rruga Press

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *