Lajme

Pagat e prapambetura, qeveria i ka borxh 120 milionë euro personave me aftësi të kufizuara

120 milionë euro janë detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Që nga viti 2011 e në vazhdim janë qindra vendime gjyqësore ende të paekzekutuara. Të lodhur nga pritja ndër vite, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, kërkuan para kryeministrisë përfshirjen në buxhetin e vitit 2022 të këtyre pagesave.

Pagesa mujore mesatare për këta persona mesatarisht është nga 11 deri në 20 mijë lekë të reja. Shpenzimet e tyre janë edhe shumë herë më të larta.

Lexo më shumë  Ushtarët turq patrullojnë në veri të Kosovës

Thonë se nuk kanë mundësi të blejnë as një karrocë elektrike.

Me ndarjen e re territoriale, pagesa e detyrimeve të prapambetura i ka kaluar bashkive, por sipas Shoqatës së Personave me Dëmtim të Shtyllës Kurrizore, buxheti i institucioneve vendore është i pamjaftueshëm./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *