Bota

Shtetet që po prodhojnë dronë luftarak/ Një ndër to është edhe Turqia

Gazeta franceze “Le Figaro” ka shkruar se Turqia brenda 10 viteve bashkë me SHBA-në, Izraelin dhe Kinën është bërë një prej prodhuesve kryesorë të dronëve të armatosur (SIHA) në botë.

Në artikullin e gazetës “Le Figaro” thuhet se presidenti Recep Tayyip Erdoğan për të “zgjeruar fushën e ndikimit” ka rritur marrëveshjet e shitjes së dronëve që kanë treguar sukses në Libi dhe Karabak, transmeton AA.

Lexo më shumë  Reagime gjatë fjalimit të Trumpit, nxirret jashtë kongresmeni që kritikoi presidentin

Pas Azerbajxhanit, Ukrainës, Polonisë dhe Marokut për dronët është i interesuar edhe Kazakistani, theksohet në artikull.

Më tej thuhet se dronët turq janë efektivë dhe 20 herë më të lirë se avionët luftarakë.

Këto dronë në periudhën e parë u përdorën kundër organizatës terroriste PKK dhe për sigurinë e kufijve ndërsa si rezultat i përdorimit të dronëve turq në Siri në vitin 2016 ndryshoi situata në terren.

Lexo më shumë  Kryeministri i Grenlandës i përgjigjet Trumpit: S’jemi amerikanë, s’jemi danezë sepse jemi grenlandezë

Dronët turq gjithashtu ndryshuan balancat në dy vitet e fundit në Libi si dhe pak kohë më parë në Karabak.

“Shitja e dronëve të armatosur Bayraktar TB2 dhe publikimi i videos lidhur me përdorimin e këtyre dronëve nga Ukraina në Donbas shkaktoi reagimin e Rusisë”, thuhet në shkrimin e gazetës franceze ku shtohet se NATO ka paraqitur qasje të kujdesshme lidhur me interesin e Polonisë dhe Letonisë për dronët turq. / KosovaPost /

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *