Bota

Brnabiç: Krivokapiç pranoi ftesën për të marrë pjesë në darkën për “Open Balkan”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë sot se ftesa për t’u bashkuar në iniciativën “Open Balkan” vlen për të gjithë. Ajo bëri të ditur se kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka pranuar ftesën për të marrë pjesë.

Brnabiç u pyet nëse ka diskutuar me homologun malazez lidhur me inciativën “Open Balkan”, ajo tha se të dy kanë diskutuar.

Lexo më shumë  Kinë, doganat pezullojnë importet e lëndës drusore amerikane

“Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiç.

Rruga Press

Lexo më shumë  Plani evropian për të ndalur sulmet ajrore ruse në Ukrainë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *