Prishen tualetet e anijes kozmike, austronautët përdorin të brendshmet speciale
NEW JORK– Anija kozmike SpaceX kohët e fundit ka patur një problem me tualetet e bordit. Kjo gjë ka krijuar probleme për 4 astronautë të cilët do të rikthehen këtë muaj në Tokë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.
Sipas BBC, katër astronautët do të përdorin të brendshme të posaçme, tha Steve Stich, menaxher i Programit Komercial të NASA-s.
SpaceX zbuloi për herë të parë një problem me tualetin e anijes kozmike teksa po kryente një inspektim muajin e kaluar. Ata zbuluan se një tub, që dërgonte urinën në një depozitë ishte shkëputur dhe si pasojë, mbetjet dilnin në dyshemenë e kapsulës.
“Ka një rezervuar magazinimi ku urina shkon për t’u ruajtur, një tub u shkëpu ose nuk u ngjit mirë,” tha William Gerstenmaier, një ish-administrator i asociuar në NASA, i cili tani punon si kreu i sigurimit të misionit të SpaceX. “Kjo lejoi që urina në thelb të mos hynte në rezervuarin e magazinimit, por në sistemin e ventilatorit.”
SpaceX po punon për të pastruar dhe rregulluar problemin në anijen kozmike. Një kapsulë krejt e re e Crew Dragon, e quajtur Endurance, e cila është planifikuar të marrë katër astronautë të tjerë në ISS të mërkurën, do të bëjë rregullimin e saj.
Rruga Press