Art & KulturëKryesore

Gjatë nëntorit, filmi “Zgjoi”, do shfaqet nëpër kinematë në Amerikë

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit do të shfaqet nga 5 nëntori 2021 në kinemanë “Film Forum” në Nju Jork, ndërsa nga 12 nëntori 2021, në “Laemmle’s Royal Theater” në Los Angjelos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi për shfaqjen e filmit “Zgjoi” në SHBA është bërë publik nga stafi i filmit në Facebook.

Lexo më shumë  Delegacioni i Kosovës takohet me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

“Ekipi i ‘Zgjoit’ ka një lajm fantastik për komunitetin e shqiptarëve në Amerikë. Po vijmë tek ju. Shihemi nga 5 deri 18 nëntor në New York në ‘Film Forum’ dhe nga 12 nëntori në Los Angeles në ‘Laemmle’s Royal Theater’”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, më 5 dhe 6 nëntor do të ketë diskutime edhe me regjisoren Blerta Basholli e aktoren Yllka Gashi.

Lexo më shumë  Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime

“Zgjoi” i Blerta Bashollit, fitues i trefishtë në “Sundance Film Festival”, është kandidati i Kosovës për “Oscar”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *