Lajme

“Ballkonet e TKOB si arkivole”, Margariti përplaset me Açkën: Kjo është makabre

Gjatë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Açka u shpreh se 2 shtëpi historike në Elbasan janë duke u rrënuar, ndërkohë që nuk ka asnjë projekt konkret për rikonstruktimin e godinave në Elbasan.

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka është përplasur me Ministren e Kulturës, Elva Margariti në lidhje me rikonstruktimin e godinave historike. Gjatë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Açka u shpreh se 2 shtëpi historike në Elbasan janë duke u rrënuar, ndërkohë që nuk ka asnjë projekt konkret për rikonstruktimin e godinave në Elbasan. Ajo gjithashtu shtoi se ballkonet e Teatrit të Operas i kanë kthyer si arkivone.

“Nuk pashë asnjë projekt konkret për Elbasanin, është zemra e turizmit. 2 shtëpi historike po rrënohen në Elbasan… Duhet t’i keni parë kullat e famshme të Macukullit, po degradojnë zonja ministre, janë degraduar. Po shkatërrohen, a ka mundësi të bëhet një gjë që këto gjëra të mbeten? Në këto zona që duken si larg vëmendjes, a ka mundësi të bëhet një ndërhyrje. Ballkonet e Teatrit të Operas, ballkonatat i keni kthyer si arkivole, s’e di çfarë shije është kjo por s’më la shije të mirë, kishte humbur dhe pjerrësia, mu desh t’i thoja atij burrit para ule kokën sepse nuk shikoja gjë. Diçka nga esenca e asaj gjëje ka humbur, shikojeni mbase e kam gabim sepse si arkitekte që jeni i dini më mirë këto çështje. Kjo gjë ishte një difekt që e vura re me të parën, nuk hyra në thellësi”, deklaroi Açka.

Lexo më shumë  Investigimi/ Financimet e fshehta të PS nga ndërtuesit e kullave të Tiranës!

Ndërkohë që Margariti nuk e priti mirë metaforën e Açkës për ballkonet e Teatrit të Operas, duke e quajtur këtë makabre, ndërsa në lidhje me rikonstruktimit të godinave historike në Elbasan, ajo u shpreh se programi i bonusit të rijetëzimi do të nisë të pilotohet shumë shpejt në këtë qytet si dhe në Krujë dhe Berat.

“Sa i përket Elbasanit, programi bonusi i rijetëzimit, kur është propozuar, ka qenë program që do fillojë të pilotohet në kalatë e pabanuara dhe Elbasani është një prej tyre. Ne kemi propozuar që Elbasani, Kruja dhe Berati të jenë 3 qytetet e para që do jenë pjesë e nismës për godinat e vjetra. Do ndalem te gjykimi juaj për operan, m’u duk pak makabre për ta metaforizuar në arkivole ballkonatat, mund të kishim gjetur metafora të tjera. Sa i përket aspektit teknik të ballkonatave ka 2 aspekte. E para kalkulimi i akustikës, e dyta është që numri i poltronave është ulur në pjesën e platesë sepse kanë qenë shumë afër me njëra tjetrën, duke zgjeruar aksin e poltronave janë vendosur në 2 ballkonata”, tha ministrja./dosja/

Lexo më shumë  Konjufca: Pa pavarësi ekonomike, një shoqëri nuk mundet mu mburrë dhe s’ka barazi. Puna më e madhe na pret në ketë dimension, në luftimin e dhunës prej ambientit familjar në punë e në rrugë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *