Lajme

Mashtruan mbi 1 mijë shtetas të huaj, Prokuroria kërkesë Tatimeve për bilancin e Call Center-ave

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bilancin e bizneseve Call Center ndaj të cilave ka nisur hetimet për akuzën e mashtrimit.

Përmes një letër-porosie, organi i akuzës u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë llogaritë dhe transaksionet në 2 vjet dhe kompanive telefonike informacioni lidhur me thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjermanë, holandezë, italianë dhe francezë.

Lexo më shumë  Rashiq thotë se ka gabuar me deklaratën për Manastirin e Deçanit: I kam ngatërruar dy ngjarje

Mbi 1 mijë shtetas të huaj janë mashtruar, ndërsa vlerat e vjedhura shkojnë deri në 500 mijë euro investime në bursën e rreme për një person.

Vlera reale shkon me miliona euro, edhe pse ende është e papërcaktuar. Lidhur me këto raste janë nisur 2 hetime, një nga SPAK dhe një tjetër nga Prokuroria e Tiranës./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *