Publikohen shifrat: 240 mijë shqiptarë kanë aplikuar lotarinë për tu larguar nga vendi
Nga databaza e publikuar vihet re se këtë vit kanë aplikuar 240,886 shtetas shqiptar. Një shifër shumë e lartë, por që ka pësuar një ulje krahasimisht me vitet e tjera.
Në vitin 2020 ishin plot 345 mijë aplikime, ndërsa në vitin 2019 ishin 330 mijë aplikime.
Ajo që vihet re është se tentativat për tu larguar nga Shqipëria janë shumë të larta, gjë që bie ndesh me Shqipërinë e lulëzuar në videot e publikuara nga kryeministri Rama.
Rruga Press