Bota

Video virale, kryeministri indian për pak sa nuk u puth me Guterres në Samit

YouTube player

GLASGOW– Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres patën një moment të sikletshëm gjatë konferencës së djeshme.

Në një video të bërë virale, Modi i dha një përqafim që për pak sa nuk u puthën, pavarësisht se Britania u mbërthye nga numrat e lartë të rasteve Covid në ditën e hapjes së konferencës për klimën. Kryeministri indian ndau momentin e vështirë me Guterres teksa u takuan në fillim të konferencës së Glasgow.

Lexo më shumë  Alarm në Poloni pas sulmeve ruse në Ukrainë, dyshohet për shkelje të hapësirës ajrore nga objekte të paidentifikuara

Kjo nuk është jera e parë që Modi është fotografuar duke u treguar kaq i afruar me disa liderë gjatë ditëve të para të Cop26. Ai është fotografuar me krahët e mbështjellë rreth kryeministrit Boris Johnson, Xavier Bettel të Luksemburgut dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau ndërsa liderët botërorë mbërritën në Glasgow pasi shumë ishin në samitin e G20 në Romë këtë fundjavë.

Lexo më shumë  Kongresi amerikan do të nisë hetim për Guilfoyle - Në lupë edhe marrëveshjet me qeveritë e Ballkanit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *