Dhunoi barbarisht vajzën 6 vjeçe, Gjykata e Tiranës lë në burg 27-vjeçarin nga Kamza
Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për 27-vjeçarin nga Kamza R. K., i cili akuzohet se ka dhunuar rëndë vajzën e tij 6-vjeçe.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak se e dëmtuara është e mitur. Kujtojmë se ngjarja tronditëse ka ndodhur disa ditë më parë, ku babai teksa ka qenë vetëm me vajzën e ka dhunuar rëndë me pretendimin se ajo po e bezdiste.
Me të mbërritur në spital vajza iu nënshtrua disa ndërhyrjeve mjekësore, sepse ka dëmtime të rënda në organet e brendshme. Ka qenë nëna që ka bërë denoncim në polici, ndërkohë që e mitura aktualisht ndodhet ne spital ne gjendje te rende.
Rruga Press