Lajme

Borxhi publik, KLSH: I nënvlerësuar, s’përfshin detyrimet e prapambetura

Qeveria ka deklaruar se në vitin 2020 pati një borxh publik prej 77.9 për qind duke qëndruar brenda kornizës që parashikonte vetë por për Kontrollin e Lartë të Shtetit kjo shifër është e nënvlerësuar.

Kjo lidhet me faktin që në shifrën e borxhit nuk përfshihet pjesa e detyrimeve të prapambetura. Sipas KLSH akumulimi i këtyre detyrimeve përbën një problematikë për sistemin buxhetor, dhe me qëllim evidentimin, monitorimin dhe shlyerjen e tyre është kërkuar vazhdimisht një angazhim maksimal i MFE dhe institucioneve buxhetore.

“Megjithatë, aktualisht konstatohet se ndodhemi në një situatë ku këto detyrime janë në rritje të vazhdueshme. Stoku i detyrimeve të prapambetura përbëhet nga detyrimet financiare të transaksioneve të shpenzimeve të njësive shpenzuese së qeverisjes së përgjithshme që rezultojnë të papaguara 60 ditë kalendarike mbi datën e faturës së operatorit ekonomik.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027

Këto detyrime nuk përllogariten dhe nuk përfshihen si vlerë në raportet dhe statistikat e borxhit publik , duke e nënvlerësuar këtë të fundit. KLSH vlerëson se stoku i borxhit publik të raportuar për vitin 2020 paraqitet i nënvlerësuar bazuar në respektimin e kërkesave ligjore për raportimin e detyrimeve të prapambetura dhe në respektim të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar.

Në këtë mënyrë, mosfinancimi i detyrimeve të prapambetura nënvlerëson stokun e borxhit të marrë për financimin e shpenzimeve të padeklaruara” thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit të vitit 2020.

Ky dokument vlerëson se detyrimet e prapambetura të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe të njësive të qeverisjes së përgjithshme qendrore (pra pa përfshirë detyrimet e stokut të rimbursimit të TVSH-së) sipas Drejtorisë së Thesarit në MFE deri në fund të vitit 2020 paraqiten në shumën 14,316,778 mijë lekë.

Lexo më shumë  Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Evropë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka raportuar se borxhi publik në raport ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB), të vitit 2020 ka rezultuar në nivelin 77.9% në reference të PBB – 1,572 miliard lekë nga 66.3% në vitin 2019.

“Në fund të vitit 2020, Stoku i borxhit arrin në 1,224,470 milion lekë me një rritje në rreth 111.8 miliard lekë ose rreth 7% më shumë në krahasim me vitin 2019 duke përfshirë efektin e rivlerësimit të stokut të borxhit nga kursi i këmbimit” vlerësoi KLSH.

MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *