Bota

Tre gazetarë në Finlandë akuzohen për zbulimin e sekreteve të Agjencisë së Inteligjencës VKoeL

Tre gazetarë të medies më të madhe në Finlandë, Helsingin Sanomat janë akuzuar nga zëvendësprokurori i Shtetit për raportin e tyre mbi një çështje të Agjencisë vendore të Inteligjencës e njohur si VKoeL.

Derisa mjetet për të marrë informacionin nuk ishin të paligjshme, prokurori pretendon se historia e publikuar në dhjetor të 2017-së, cenonte sigurinë e shtetit.

Nëse shpallen fajtorë, gazetarët përballen me një dënim nga katër muaj deri në katër vjet. Dy redaktorë të tjerë të kësaj medie janë objekt i hetimit, por jo të akuzuar, shkruajnë mediet e huaja.

Lexo më shumë  Orban vërshëllehet në një tubim elektoral

Vendimi i Prokurorisë ka shkaktuar një protestë në mediet finlandeze dhe në mesin e juristëve.

Kryeredaktori i Helsingin Sanomat, Kaius Niemi i përshkroi akuzat si një “shok” dhe tha se ato rrezikojnë kushtet e punës së shtypit të lirë.

Gazeta e justifikoi publikimin e historisë si në interes të publikut pasi ligjet që përcaktonin dallimin e inteligjencën civile me atë ushtarake, gjatë asaj kohe ishin duke u shqyrtuar.

Sipas juristëve, çështja është e hapur për interpretim dhe mund të jetë në kundërshtim me parimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në deklaratën e saj, Unioni i Gazetarëve në Finlandë dënoi Prokurorinë duke thënë se në një demokraci perëndimore, puna gazetareske nuk mund të jetë krim.

Lexo më shumë  Orban vërshëllehet në një tubim elektoral

Gjithashtu, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) iu referua Finlandës si një “strehë e sigurt” për lirinë e shtypit dhe u bëri thirrje “autoriteteve që të heqin sa më parë të gjitha akuzat kundër gazetarëve në këtë rast dhe të ofrojnë siguri se mbrojtja e lirisë së shtypit mbetet prioritet në Finlandë”. /Telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *