Bota

Demokratët vazhdojnë përpjekjet për projektligjin e shpenzimeve

Presidenti amerikan Joe Biden është në Glasgou të Skocisë këtë javë për samitin e OKB-së për klimën, ndërsa në vend demokratët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për një projekt-ligj shpenzimesh të mëdha.

Presidenti Joe Biden ka të ngjarë të kërkojë nga liderët botërorë në samitin në Glasgou masa të ashpra për të luftuar ndryshimet klimatike. Mbështetësit e tij shpresojnë që ai të marrë një nxitje nga Uashingtoni, ndërsa ligjvënësit demokratë po luftojnë për miratimin e një bexheti, më të vogël se plani origjinal, por ende të madh, prej 1.75 trilionë dollarësh, ku përfshihet një gamë e gjerë programesh, me më shumë se 500 miliardë dollarë shpenzime për klimën.

“Ajo që kemi tani përpara, nuk është pak. Janë një seri programesh. Është legjislacioni më transformues për familjet, për kujdesin shëndetësor, për klimën. Do të jetë një arritje e jashtëzakonshme, sapo të mund ta çojmë në tryezën e presidentit”, tha sekretari i Transportit Pete Buttigieg.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Për shkak rë ndasive mes progresistëve demokratë dhe të moderuarve, projekt-buxheti është gati përgjysmuar, dhe janë prekur një sërë programesh si leja e lindjes e paguar. Në aspektin e klimës, ai ende përfshin kredi tatimore për përdorimin e karburanteve më të pastra dhe makinave elektrike, fonde për të trajtuar motin ekstrem dhe stimuj tatimorë për energjinë e ripërtëritshme si energjia e erës dhe ajo diellore. Taksa më të larta për të pasurit dhe masa të tjera do të mbulojnë shpenzimet për programet.

Por publiku, ndoshta i lodhur nga negociatat disamujore, mund të mos jetë duke i kushtuar vëmendje. Sipas një sondazhi të ri të “ABC Ipsos”, pothuajse 70% thonë se dinë pak, ose aspak për atë që është në projektligj,.

Udhëheqësit republikanë vazhdojnë të jenë kundër paketës së shpenzimeve.

“Janë triliona dollarë shpenzime. Zgjerime të mëdha të agjencive qeveritare. Dhe akoma më shumë inflacion, që do të rrisë koston për të gjithë amerikanët. Këto janë të gjitha në tryezë. Por detajet ndryshojnë çdo minutë”, tha ligjvënësi republikan Kevin McCarthy.

Pa asnjë votë republikane, presidenti Biden do të ketë nevojë për të gjithë mbështetjen e demokratëve në senatin e ndarë 50-50 – me nënpresidenten Kamala Harris në dispozicion për të thyer barazimin – dhe nuk duhet të humbasë më shumë se tre vota të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve./VOA/

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *