Pamje tmerri në Japoni, 24-vjeçari i veshur si ‘Joker’ plagos 17 persona
JAPONI– Një burrë 24-vjeçar i veshur me një kostum të personazhin ‘Joker’ sulmoi pasagjerët në një linjë treni në Tokio të dielën në mbrëmje.
Sipas BBC, rreth 17 persona u plagosën teksa po shkonin për festat e Halloween në qytet. Dëshmitarët thonë se i dyshuari kishte veshur një këmishë të gjelbër dhe kostum vjollcë.
Ai u pa dukshëm duke hedhur një lëng dhe i vuri flakën. Pamjet video treguan pasagjerët duke vrapuar nëpër vagona larg flakëve, ndërsa të tjerët u ngjitën nëpër dritare.
“Mendova se ishte një marifet i Halloween-it. Më pas, pashë një burrë që ecte në këtë rrugë, duke tundur ngadalë një thikë të gjatë.”-tha një dëshmitar.
Sulmi ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale (11:00 GMT) pranë stacionit Kokuryo, në periferinë perëndimore të qytetit. Mediat raportojnë se burri është arrestuar nga policia në vend. Ai i tha policisë se e adhuronte personazhin Joker në librat komik të Batman.
Filmi hit i vitit 2019 Joker, me aktorin Joaquin Phoenix, shfaqi një skenë ku ai sulmon disa burra në një tren pasi u ngacmua vazhdimisht prej tyre. Është një moment kyç, që shënon fillimin e transformimit të personazhit në Joker.
Raportet e mediave lokale thonë se i dyshuari u tha autoriteteve se donte të vriste njerëz në mënyrë që të dënohej me vdekje.
Rruga Press