Lajme

Çfarë parasheh Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit pas dorëheqjes së kryeministrit

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Rregullorja për punën e Kuvendit, e kanë rregulluar procedurën në rast të dorëheqjes së kryeministrit.

Në nenin 93 të Kushtetutës së RMV-së, thuhet: “dorëheqja e kryeministrit, vdekja e tij ose ndërprerja e përhershme e kryerjes së funksionit, sjell dorëheqjen e Qeverisë. Qeverisë i ndërpritet mandati kur shpërndahet Kuvendi. Qeveria ndaj të cilës është votuar mocioni, ka dhënë dorëheqje, ose i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, thuhet se: “Qeveria, kryeministri apo ndonjë anëtar i qeverisë mund të japë dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryeministrit i paraqitet Kryetarit të Kuvendit me shkrim dhe mund të arsyetohet. Dorëheqjen e Qeverisë ose të kryeministrit, kryetari i Kuvendit ua dorëzon menjëherë deputetëve dhe presidentit të shtetit”.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Kurse më tej në nenin 220 thuhet se: “Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se mandati i kryeministrit, Qeverisë apo anëtarit të Qeverisë përfundon në ditën e seancës”.

Pra, ajo që dihet dhe siç paralajmëroi Zoran Zaevi, se nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, do të ketë mandatar të ri për kryeministër, i cili duhet ta marrë nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Theksojmë që Zoran Zaevi është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Partia ka një zv.kryetar Sanja Lukarevska dhe katër nënkryetarë Mila Carovska, Venko Filipçe, Fatmir Bytiqi dhe Oliver Spasovski.

Ndërsa është kryeministër prej 31 majit 2017, kur e fitoi mandatin e dytë si kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.

Kurse nga ana tjetër, kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja, ndërsa gjatë fushatës parazgjedhore ka paralajmëruar se do të ketë shumicë të re në Kuvend.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *