Bota

Belgjikë, ambientalistët marshojnë përpara Samitit mbi ndryshimet klimatike në Glasgow

Ambientalistët në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel marshuan drejt Parlamentit Evropian për të tërhequr vëmendjen mbi ndryshimin e klimës.

Qindra protestues që u mblodhën në Bruksel, zhvilluan protestë për të tërhequr vëmendjen mbi ndryshimin e klimës përpara Samitit që do të mbahet në qytetin Glasgow të Skocisë.

Ambientalistët u mblodhën në stacionin qendror të trenit dhe duke kaluar nga zona ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian marshuan për në sheshin Luksemburg përpara Parlamentit Evropian.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Protestuesit me pjesëmarrjen e shumë organizatave të shoqërisë civile (OJQ) hodhën slogane lidhur me ndryshimin e klimës.

Duke marshuar në rrugët e mbyllura për trafikun, protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrime në gjuhën franceze, flamane dhe angleze të tilla si “Bëhuni pjesë e zgjidhjes, jo e ndotjes”, “Respekt për mëmën tokë”, “Mendoni për 10 gjeneratat e ardhshme të cilat sot nuk mund të votojnë”, “Çlirohuni nga lëndët djegëse fosile”, “Duam ndryshim por jo në klimë” dhe “Nuk kemi kohë”.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Konferenca së 26-të e palëve (COP26) e Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) do të mbahet në datat 31 tetor – 12 nëntor në Glasgow me pjesëmarrje të liderëve dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë të sektorit publik dhe privat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *