Lajme

Zaevi jep dorëheqjen, Rama menjëherë do shkojë në Beograd, 3-4 nëntor pranë Vuçiç

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të jetë në Serbi në datat tre dhe katër nëntor, në kuadër të një tjetër takimi për nismën Ballkani i Hapur”. Mësohet se bashkë me kryeministrin Rama në Serbi, në të njëjtat data do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Rama dhe Zav do të mblidhen bashkëm e Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Beogran me të cilin do të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve. Në fund të takimit, pritet që Rama, Vuçiç dhe Zaev të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Nuk dihet ende nëse u është bërë ftesë tre vendeve të tjera të Ballkanit që kanë refuzuar të marrin pjesë më herët si Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi.  Ballkani i Hapur, i njohur ndryshe si mini-shengeni ballkanik, është nisma e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të forcuar marrdhëniet ekonomike e politike mes tyre.

Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *