Lajme

Maqedonia e Veriut/ Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 17:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në daljen e tyre të katërt për ditën e sotme kanë informuar për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 17:00.

Sipas tyre ritmi i votuesve ka qenë më i lartë krahasuar me orët e paradites dhe dalja deri në orën 17:00 në rang vendi është 42,85%.

Komunat me dalje më të madhe është komuna e Vevçanit me 75 përqind, e ndjekur nga Konçja me 73,98, Rankovci me 69 përqind.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Ndërsa në Dibër, ku po votohet vetëm në një vendvotim është 64,35 përqind.

Pjesëmarrja më e ulët është komuna e Sarajit me 23 përqind, komuna e Shuto Orizarit me 28 përqind, Bogovina me 30 përqind.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *