Zgjedhjet në RMV/ Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 13:00
Deri në orën 13, sipas të dhënave të marra në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në kutitë e votimit kanë dalë 269.684 votues, përkatësisht dalja ka qenë 24,87 përqind. Pjesëmarrja është më e lartë se raundi i kaluar, në këtë kohë. Në Vevçan, Rankovc dhe Demir Kapija ka pjesëmarrjen më të madhe. Nga komunat e Shkupit, Karposhi ka pjesëmarrjen më të madhe. Një pjesëmarrje mjaft e vogël ka në Saraj me 9.84 për qind, e ndjekur nga Tearca me 15.85 dhe Suto Orizari me 15.8 përqind.
“Kemi një ditë shumë të qetë zgjedhjesh. Shumë solide, pjesëmarrje e mirë. Nuk kemi raportuar asnjë parregullsi. Unë personalisht votova tani. Herën e kaluar kam pritur një orë, e tani as pesë minuta”, tha Dashtevski.
Të gjitha qendrat e votimit janë të hapura nga bordet zgjedhore dhe procesi i votimit është në vazhdim dhe në pjesën më të madhe po zhvillohet pa probleme. Sot herët në ora 07:00 janë hapur vendvotimet në 44 komuna nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Kryetarët zgjidhen dhe të drejtë vote kanë 1.353.990 zgjedhës.
Anëtarët e këshillave zgjedhorë janë udhëzuar që të lexojnë gishtat në këtë mënyrë: Fillimisht lexohet gishti tregues i njërës dorë, nëse aparati nuk e njeh, tentohet me gishtin tregues të dorës tjetër. Nëse në atë rast pajisja nuk mund ta lexojë votuesin, vendoset letërnjoftimi. Si mjet i fundit, numri unik i identifikimit të qytetarit futet manualisht.
Rruga Press