Lajme

Tërmeti në Dibër, Emergjencat bëjnë bilancin: 110 banesa të dëmtuara, më e prekura Fushë-Bulqiza

Rritet bilanci i dëmeve nga tërmeti në qarkun e Dibrës.

Institucioni i Prefektit të Dibrës në komunikim me Mbrojtjen Civile të Bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga Njësitë Administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngritën tre grupe pune për këtë qellim.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Nga verifikimet në terren u konstatuan të dëmtuara 110 banesa, nga të cilat 70-75 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30-35 banesa me dëmtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si më poshtë vijon;

Njësia Administrative Shupenzë 25 banesa.

Njësia Administrative Zerqan 22 banesa.

Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 28 banesa.

Njësia Administrative Gjoricë 11 banesa.

Njësia Administrative Ostren 9 banesa.

Njësia Administrative Trebisht 6 banesa.

Njësia Administrative Martanesh 6 banesa.

Njësia Administrative Bulqizë, 4 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *