Ç’farë po ndodh në Siri? Izraeli lëshoi raketa drejt periferive të Damaskut
Raketat e lëshuara nga Izraeli drejt periferive të kryeqytetit, Damaskut, janë kapur nga mbrojtja ajrore e Sirisë, njoftoi media shtetërore.
Sipas një deklarate ushtarake të mbrojtjes ajrore siriane, raketat shënjestruan vende në fshat rreth Damaskut dhe shkatërruan disa prej tyre, tha media shtetërore SANA.
Dy ushtarë janë lënduar dhe ka pasur disa dëme materiale, thuhet në deklaratë.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha: “Ne nuk komentojmë raportet në mediat e huaja”.
Monitoruesi i luftës në Siri për të drejtat e njeriut tha se sulmet e së shtunës shkatërroi depo armësh dhe municionesh që u përkisnin forcave iraniane dhe milicive aleate në Qudssaya dhe Dimas.
Izraeli i ka sulmuar këto pozicione në të kaluarën.