Bota

Von der Leyen: BE dhe Bill Gates projekte inovative të gjelbra

Së bashku me presidentin Biden kemi një angazhim për të reduktuar metanin me të paktën 30% deri në vitin 2030, për të cilin janë deklaruar pro 60 vende, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në konferencën për shtyp për G20 dhe COP26.

”Metani shkakton tetë herë më shumë ngrohjen e planetit krahasuar me dyoksidin e karbonit”, shtoi Von der Leyen.

Lexo më shumë  Britania i vendos sanksione kompanisë së naftës Transneft, paketa më e madhe ndaj Rusisë

“Ne do të nisim më pas një iniciativë që ka të bëjë me inovacionin dhe teknologjitë e së ardhmes, që do të jenë thelbësore për të reduktuar emetimet”, tha presidentja.

”Në Glasgou, së bashku me Bill Gates, ne do të nisim një program për financimin e projekteve inovative që favorizojnë klimën për shembull hidrogjenin jeshil”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  Hungaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Rusisë/ Kallas: Nuk arrihet miratimi i paketës së re!

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *