Bota

DW/Samiti i G20-s: Reduktim i subvencioneve për lëndët fosile

Në Romë po zhvillohet samiti dyditor i G20-s, ku janë takuar krerët e 20 vendeve më të industrializuara. Vendet e G20-s shprehen, se do të reduktojnë subvencionet shtetërore për lëndët djegëse fosile si qymyri.

Krerët e shteteve të G20-s janë takuar në Romë për një samit dyditor, i pari samit me prezencë që prej dy vjetësh. Megjithatë dy presidentë nuk do të jenë pjesëmarrës, kreu i shtetit kinez, Xi Jinping dhe presidenti rus,Vladimir Putin. Të dy presidentët do të jenë prezentë përmes video-mesazheve në këtë samit.

(E akt.) Mikpritësi i samitit, kryeministri italian, Mario Draghi kërkoi nga krerët e shteteve dhe qeverive të G20-s më shumë gatishmëri për kompromis dhe kooperacion. Bashkësia ndërkombëtare ka disa “vite të vështira” pas vetes, tha Draghi. “Proteksionizmi, unilateralizmi dhe nacionalizmi” e kanë vështirësuar punën e G20-s. Draghi kërkoi rikthim tek fryma multilaterale”, e cila mund të përgjigjet më të mira për problemet tona”. “Ne duhet të kthehemi tek ajo frymë, që mundësoi krijimin këtij grupi, tha Draghi në samitin e G20-s.

Fryma e konferencës botërore së klimës në Romë

Vendet e G20-s duan që të reduktojnë subvencionet shtetërore për lëndët djegëse fosile si qymyri. “Ne do të forcojmë përpjekjet tona për t’i zbatuar detyrimet e marra përsipër në vitin 2009 në plan afatmesëm të ulen subvencionet për lëndë djegëse fosile, që nxisin konsum shpërdorues”, thuhet në draftin e deklaratës përfundimtare të samitit. Krahas kësaj “duke marrë në konsideratë karakteristikat kombëtare do të bëjmë më të mundurën, që në vitet 30-të mos jenë më në funksionim kapacitete të reja të përdorimit të centraleve të qymyrit.”

Merkel dhe Scholz bashk në Romë

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel (CDU) dhe me gjasë pasuesi i saj, Olaf Scholz (SPD) do të paraqiten së bashku në Romë, e me këtë duan të lëshojnë një sinjal vazhdimësie në politikën e jashtme gjermane. Ata do të jenë bashkë edhe në bisedimet bilaterale në kuadër të konferencës si psh. me presidentin amerikan, Joe Biden dhe me presidentin turk, Erdogan.

Kryeministri mikpritës i samitit, Mario Draghi

Temat kryesore të G20-s para samitit në Glasgou priten të jetë lufta kundër ngrohjes globale, luftimi i pandemisë Corona dhe pasojave ekonomike të pandemisë.

Të shtunën policia e Romës u desh të largonte mjaft aktivistë të klimës që kishin bllokuar një rrugë me disa korsi pranë Ministrisë së Mjedisit, që të çon drejt vendit ku zhvillohet samiti i G20-s.Në video shihen policët se si ngrenë e largojnë nga rruga demonstruesit.

Protesta para samitit

Skepticizëm për shpërndarjen e drejtë të vaksinave

Gazeta e Romës “Repubblica” shkruan se ky samit nuk duhet t’ia lejojë vetes të jetë vetëm një mundësi për të bërë një foto të bukur me krerët e shteteve e qeverive nga e gjithë bota, që “qeshin po nuk bëjnë asgjë praktikisht. “Tre temat kryesore -People, Planet, Prosperity (njerëzit, planeti, mirëqenia) që përbëjnë axhendën e samitit janë probleme gjigande. Nuk pritet mrekulli nga Roma, por shenja të mendjes së shëndoshë, vullnetit të mirë dhe zemërgjerësisë të të 20-ve për planetin. Kjo duhet të ndodhë. Shtrëngim duarsh dhe foto në grup nuk mjaftojnë.”

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Merkel dhe Scholz paraqiten së bashku në Romë

Planet e vendeve të industrializuara G20 për zgjerim të vaksinave priten me skepticizëm.Përkrahësit e mbështetën vendimin në takimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Financave të G20-s para samitit, që deri në mesin e vitit të ardhshëm të jetë vaksinuar 70% e popullsisë në të gjitha vendet. Por kitikët thonë, se në takim nuk u paraqitën plane konkrete për këtë. Në samitin e së shtunës krerët e vendeve më të industrializuara dhe në ekspansion duhet të veprojnë konkretisht dhe do të paraqesin “një plan aksioni”, kërkoi Jörn Kalinski, kreu i organizatës së zhvillimit, Oxfam. “Deri më sot të gjitha premtimet e G20-s për qasjen në vaksina janë shkelur.” Edhe Friederike Röder nga Global Citizen kërkoi një plan konkret. ” Nuk kemi më kohë për deklarime për atë që do të bëhet.”

Italien | G20 Gipfel in Rom

Në kuadër të samitit, SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe konsultohen edhe për rifillimin e bisedimeve atomike me Iranin, shkruan agjencia gjermane  e lajmeve dpa. Sipas të dhënave nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Biden, kancelarja Merkel, presidenti Macron dhe kryeministri britanik, Boris Johnson do të diskutojnë “për rrugën e rikthimit tek negociatat” për marrëveshjen. Në takim thuhet, se do të trajtohen edhe shqetësimet për “gjendjen aktuale të programit atomike iranian.”

RRUGA PRESS

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *