Blerja e aboneve/ Qytetarët: Po presim në radhë prej 40 minutash, jepjani fatorinove
Qytetarët në Kamëz kanë pritur më shumë se 40 minuta ditën e sotme për të marrë abonenë.
Ata janë ankuar se i duhet të presin shumë në radhë për të marrë një abone që më parë blihej drejtpërdrejtë nga faturino në autobus.
Qytetarët në Kamëz kanë treguar se kanë shumë që presin në radhë për ta blerë abonenë ndërkohë që mund të ishte marrë një zgjidhje tjetër.
Qytetarët:
Shqetësimi ynë është se ja nuk po bëhemi dot njerëz. Pse mos të dalin dy a tre ditë më parë aty ti marrim, po duhet të rrimë kështu në rradhë.
U bënë 40 minuta. Edhe sa do presim? Shkon 1 orë dhe më ikën puna. Shkoj e më nxjerr jashtë pronari aty se shkoj vonë.
Bashkia e Tiranës doli me njoftimin për abonetë mëngjesin e sotëm. Qytetarët tashmë do e blejnë në kioskat pranë stacioneve të autobusit, duke vendosur në të foto, emër dhe mbiemër.
Rruga Press