Lajme

Buxheti për vitin 2022, Kryeziu tregon se si do të bëhet ndarja e 2.75 miliardë euro

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.

Projektligji për Buxhetin e vitit 2020 është 2.75 miliardë euro. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se si do të bëhet shpërndarja e buxhetit.

Kryeziu thotë se 45 milionë euro do të jenë shtesa për lehona, e po ashtu do të ndërtohen edhe 50 çerdhe.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

“2000 bursa për studentët më të mirë. 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 Milionë për barna esenciale. 2 Milionë për Luginën e Preshevës. 50 Milionë, shlyerje borxheve. 70 Milionë, mbështetje për bujqit. 10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendor. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve”, thotë ai.

Kryeziu shton tutje se 40 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet publike, 10 milionë do të jenë për paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti  vë gurin themeltar për tri projekte në Podujevë

Gjithashtu, zëdhënësi i Qeverisë thekson se 100 milionë do të jenë për ushtrinë.

🏫 50 çerdhe.
🤱 45 Milionë, shtesa për lehona.
🧑‍🎓 2000 bursa për studentët më të mirë.
🪙 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale.
⚕️ 24 Milionë për barna esenciale.
🇦🇱 2 Milionë për Luginën e Preshevës.
💵 50 Milionë, shlyrje borxheve.
👨‍🌾 70 Milionë, mbështetje për bujqit.
🏤 10 Milionë, blerje e ambasadave.
👨‍🔧 40 Milionë për prodhuesit vendor.
🧒 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve.
🏭 40 Milionë për ndërmarrjet publike.
👨‍🚒 10 Milionë, paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë.
🪖100 Milionë për ushtrinë.
🎖️840 ushtarë të rinj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *