Shëndetësi

Covid/ Bullgaria me më shumë vdekjeve në BE, 90% e pacientëve të pavaksinuar

Bullgaria po përballet me situatën ku spitalet janë të tejmbushur. Në repartet e shumta të COVID-19 po trajtohen 7553 persona, nga të cilët 656 janë në terapi intensive dhe sipas të dhënave të ditës së sotme nga shërbimet shëndetësore, 90% e pacientëve nuk janë vaksinuar.

Zyrtarët bullgarë të shëndetësisë fajësojnë mosbesimin e publikut ndaj vaksinave dhe qeverisë për këtë situatë, pasi vetëm një nga katër shtetasit e rritur është vaksinuar.

Bullgaria raportoi sot 5,178 infeksione të reja me koronavirus dhe 124 vdekje. Janë testuar 49.300 mostra me metoda të ndryshme dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 23.718.

Në dy javët e mëparshme, Bullgaria kishte shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se rritja ditore e numrit të të infektuarve me koronavirus dhe viktimave ka arritur nivele rekord edhe në Rumani, vendi i dytë më pak i vaksinuar në Bashkimin Evropian. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *