Lajme

Qeveria e Kosovës ndan buxhet për rrugën Prizren – Tetovë, 2 milionë € për Luginën dhe 50 milionë € për rrugët që janë në ndërtim

Në kuadër të buxhetit të miratuar nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, janë paraparë edhe mjete për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, mbështetje për Luginën e Preshevës dhe 50 milionë euro për shpronësime

Kryeministri Kurti, në fjalën e tij, lidhur me buxhetin e planifikuar për vitin 2022 ka thënë se “Me këtë buxhet, do të nisim ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, që do të bashkojë dy qytetet që i ndan mali i përbashkët i Sharrit”.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se kanë ndarë 50 milionë euro për të paguar borxhet e shpronësimeve që kanë trashëguar. “Kështu që më në fund të mund të kryhen rrugët që tashmë janë në proces për sa e sa vite”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *