Lajme

Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it në “Arbëri”

Janë gjetur mbetje mortore në bazën e KFOR-it në Arbëri, të premten.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella i cili ka thënë se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera”, ka thënë Minutella.

Lexo më shumë  Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Sipas tij, tashmë hetime janë duke vazhduar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

“Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka shtuar ai.

KOHA ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të mësuar për hetimet që është duke kryer dhe është në pritje të një përgjigjeje. /koha.net/

Lexo më shumë  Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *