Lajme

Osmani: Synim primar i Kosovës – anëtarësimi në BE, NATO, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Portugali, ka takuar ministrin e brendshëm Eduardo Cabrita dhe pjesëtarë të forcave të rendit të këtij shteti, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

Presidentja Osmani ka falënderuar ata për kontributin e dhënë, duke çmuar lart rolin e Portugalisë në angazhimin në Kosovë që nga viti 1999.

Ajo ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, duke u angazhuar për hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi.

Lexo më shumë  Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës në nivel ballkanik e ka besimin më të lartë të qytetarëve të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka kërkuar nga ministri Cabrita të shkëmbehen përvojat, në mënyrë që Policia e Kosovës të përfitojë nga ajo portugeze.

Më tej, në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e orientuar qartë në rrugën e saj evropiane dhe se synim primar mbetet anëtarësimi në BE, NATO, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Pas Rrjollit e Kakomesë, hiqet edhe Porta e Karpenit - Nuk i mbijetoi klimës së re politike

Presidentja Osmani e ka falënderuar Portugalinë që është zë i fuqishëm në përkrahje të liberalizimit të vizave dhe të procesit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *