Zgjedhjet në RMV/ Shantazh për të votuar BDI ose të hënën pushohen nga puna
Nuk kanë të ndalur skandalet e prodhuara nga autoritetet në ditën e fundit të fushatës para zgjedhjeve të raundit të dytë të dielën.
Kësaj here ka qenë kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe Dashmir Nasufi, drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve ata që kanë shantazhuar punëtorët e këtij institucioni.
Sipas informacioneve, Nasufi dhe Merko i kanë mbledhur të gjithë punonjësit për të diskutuar dhe nuk i është lejuar që të marrin telefonat celular me vete. Në mbledhje u është bërë presion për të votuar për BDI ose përndryshe ditën e hënë do të pushohen nga puna.
Shantazhimet dhe presionet ndaj votuesve nga ana e BDI kanë qenë të pafundme në këto ditë, ndërkohë që e pranishme ka qenë edhe dhuna ndaj qytetarëve. /news33/
Rruga Press