Lajme

Serbia në ofensivë blerjesh të armatimit

Revista britanike “The Economist” i ka kushtuar një shkrim fuqizimit të Serbisë në blerjen e armatimit, veçanërisht me ndihmën e Rusisë dhe Bjellorusisë.

“The Economist” shkruan se mes viteve 2015 dhe 2021, buxheti i mbrojtjes i Serbisë është rritur për 70 për qind në 1,4 miliardë euro në vit. Përveç buxhetit të shtuar, Serbisë i kanë ardhur në dispozicion armë të moderuara nga Rusia dhe Bjellorusia.

“Mes viteve 2015 dhe 2021 buxheti i mbrojtjes i Serbisë është rritur për 70 për qind në 1,4 miliardë dollarë në vit. Rusia dhe Bjellorusia i kanë vënë në dispozicion këtij vendi 10 avionë luftarakë MIG-29. Rusia i ka dhuruar këtij vendi 30 tanke dhe automjete të blinduara dhe i ka shitur një sistem të mbrojtjes kundërajrore. Serbia ka blerë dronë të blinduar kinezë, helikopterë rusë dhe një sistem raketor francez tokë-ajër. Këtë muaj ministri i Mbrojtjes njoftoi se Serbia po negocion mbi blerjen e avionëve transportues dhe helikopterëve nga Airbusi. Muajin e kaluar u bë e ditur se vendi po negocion me Izraelin për raketa antitank. Edhe dronët turq, të cilët gjatë disfatës së trupave armene në Nagroni Karabah vitin e kaluar treguan efektin e tyre shkatërrues, mund të jenë në lisën e blerjes (nga Serbia). Industria serbe e mbrojtjes po prodhon po ashtu pajisje të reja dhe jo më vetëm material nga epoka jugosllave”, shkruan revista britanike.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Revista tutje shkruan për incidentin që ndodhi në veri të Kosovës në tetor, ku pati përleshje mes njësive speciale të Kosovës dhe serbëve që jetojnë atje.

“Në tetor, pas një përleshjeje midis serbëve të Kosovës dhe policisë së Kosovës, tabloidët imagjinarë të Serbisë e lidhën praninë e trupave britanike Gurkha me dhunën. Në të njëjtën kohë nacionalistët, përfshirë ministrin e brendshëm të Serbisë, flasin për krijimin e një “bote serbe ”, për të cilin shumë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje kanë frikë se është kod për një Serbi të Madhe që mund t’i zhdukte të tri shtetet. Vuçiq e hedh poshtë këtë si “propagandë”. Ai thotë se të gjithë fqinjët e dinë se riarmatimi “nuk është kundër tyre”.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Vuk Vuksanoviq, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë se rëndësia e vërtetë e riarmatosjes së vendit është politike dhe jo ushtarake. Marrëveshjet e dukshme të armëve u bëjnë përshtypje mbështetësve të Vuçiqit, të cilët priren t’i mbajnë forcat e armatosura me respekt të lartë.

“Por Serbia është efektivisht e rrethuar nga NATO. Me një aleancë të madhe që mbron fqinjët e saj të vegjël, Serbia ka shumë pak gjasa të dërgojë ushtarët e saj në veprim në të ardhmen e parashikueshme. Në të vërtetë, Serbia ka marrëdhënie të shkëlqyera (nëse diskrete) me NATO-n dhe Amerika trajnon trupat serbe. Të kesh një ushtri të fortë do të thotë që fuqitë e mëdha të trajtojnë me respekt”, deklaroi Vuksanoviq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *