Bota

Polonia refuzon të paguajë gjobën e vendosur nga BE-ja

Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziombr, ka deklaruar se Polonia nuk do të paguajë gjobën e vendosur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për reformën e diskutueshme të gjyqësorit.

Polonia u gjobit të mërkurën për reformat e saj të diskutueshme në drejtësi me 1 milion euro çdo ditë, sipas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (GJED).

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Masat ndëshkuese do të jenë në fuqi derisa Varshava të pranojë të respektojë një vendim të GJED-së të lëshuar në korrik që urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të dhomës disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anulimin e vendimeve që ajo kishte marrë tashmë për heqjen e vendimeve gjyqësore. Dhoma mund të dënojë magjistratët sipas përmbajtjes së vendimeve të tyre.

Sanksionet do të zbriten nga fondet e BE-së që Polonia merr periodikisht. Vendi është deri tani përfituesi më i madh i fondeve të BE-së, pasi ka marrë më shumë se 18 miliardë euro në vitin 2020.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *