Sport

Bardhi, eksperti i goditjeve të dënimit

Enis Bardhi ka realizuar dy gola për t’i siguruar një pikë skuadrës së Levantes kundër Atletico Madridit. Këto dy skuadra luajtën të enjten mbrëma baras, 2:2, në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Bardhi e kishte shënuar një gol kundër Atletico Madridit edhe më 17 shkurt të këtij viti.

Ai shkoi në kuotën e 22 golave në total në elitën e futbollit spanjoll.

Reprezentuesi i Maqedonisë Veriore, 26-vjeçari Bardhi, tetë nga 22 golat në total në La Liga, i ka shënuar nga goditjet e dënimit. Gjashtë prej tyre nga gjuajtjet e lira dhe dy nga penalltia.

Me skuadrën e Levantes, Bardhi i ka zhvilluar gjithsej 135 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar edhe me 12 asistime.

Sivjet është në pozitë të vështirë. Renditet në vendin e 19-të në La Liga me gjashtë pikë në 11 ndeshje, dy më pak se Granada e Cadizi që mbajnë pozitat 17 e 18.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *