Lajme

Qeveria e Kosovës mblidhet sot për të miratuar projektbuxhetin e 2022-it

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur pak minuta më parë ka njoftuar se sot pasdite do të mblidhet Qeveria e Kosovës për të miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2022.

Kurti tha se sot në orët e para të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati pikërisht për çështjen e buxhetit.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë, në të cilën do të aprovohet buxheti për vitin 2022”, tha ai.

Kurti tha se krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij kjo çështje do të merret vesh pasdite.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *