KryesoreLajme

Disa tërmete në Shqipëri, plasariten banesat në Bulqizë, banorët: U frikësuam

Lëkundje të forta janë ndjerë në disa qytete të vendit mëngjesin e sotëm, të cilat kanë pasur epiqendrën në Tiranë e në Dibër. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Siç bëhet me dije nga të dhënat e para, lëkundjet janë ndjerë pranë Tiranës, ndërsa epiqendra ka qenë 10 kilometra në thellësi.

Ndërkohë që veçmas tërmetit në Tiranë, në zonën e Bulqizës kanë rënë disa tërmete gjatë 24 orëve të fundit. Mbi 6 tërmete janë ndjerë në atë zonë, ndërkohë që sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencës, bëhet me dije se tërmeti me madhësi më të madhe ka qenë 4.5 të shkallës Rihter. Ky tërmet ështe ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që në Bulqizë banorët e fikësuar kanë dalë jashtë shtëpive me shpejtësi. Teksa kanë treguar për momentin e frikshëm, ata janë shprehur se mirë që nuk ishte tërmet më i fortë.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Në lidhje me këto lëkundje ka folur edhe sizmiologu Rrapo Ormeni, i cili është shprehur se goditja e madhe e tërmetit kaloi dhe se tashme priten vetëm pasgodtje. Ndërkohë që nga lëkundjet e tërmetit me madhësi 4.5 Rihter, banesat e disa prej banorëve të zonës si dhe Njësia Administrative Gjoricë në Bulqizë kanë pësuar disa plasaitje dhe për këto është mbledhur shtabi i emergjencave, në mënyrë që banorët të raportojnë dëmet.

 Së fundmi, vendi ynë është përfshirë nga lëkundje të shpeshta tërmeti, ku më e forta ishte me epiqendër në Lezhë, vetëm para pak ditësh. Megjithatë, fatmirësisht nuk ka pasur as të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *