Lajme

KEDS dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës diskutojnë për gjetjen e mundësive për tejkalimin e krizës energjetike

KEDS po vazhdon avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Odat Ekonomike në Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan, priti në takim informues edhe Kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, me të cilin diskutuan rreth gjendjes aktuale energjetike në vend.

“Gjatë takimit u diskutua nevoja për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve të përbashkëta, ndërsa u theksua rëndësia e gjetjes së mundësive për tejkalimin e krizës energjetike, veçanërisht te bizneset, në mënyrë që situata për to të jetë sa më e përballueshme.  Në këtë drejtim, ndër veprimet e para që do të ndërmerren ditëve në vijim, është organizimi i një tryeze me bizneset që do të shërbejë për informim dhe koordinim të mëtutjeshëm rreth situatës energjetike”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci njofton se mbi 500 rekrutë nisin stërvitjen për t’iu bashkuar FSK-së

Tutje, në njoftim thuhet se udhëheqësit e KEDS dhe Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, u zotuan për projekte të përbashkëta, që avancojnë botën e biznesit dhe sektorin energjetik në Kosovë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *