“Edi Rama i ka rritur të gjitha”, banorët: Turp të rritet çmimi bukës, marrim ushqime me listë
Varfëria është ulur këmbëkryq në qytetin e Kuçovës,ku çdo familje është në kufijtë e mbijetesës. Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimit të bukës një muaj më parë,javët e fundit kanë njohur rritje edhe çmimet e produkteve të shportës si dhe çmimet e fruta-perimeve. Nga një vëzhgim i bërë në shumë lagje të qytetit të Kuçovës,është vënë se banorët marrin edhe ushqime “me listë” në dyqanet ushqimore apo marketet e lagjeve.
Me të ardhurat e pakta që kanë,shumica e tyre vetëm me pension apo përkrahje sociale,familjarët kuçovare kanë gjetur një mënyrë për të mbijetuar me veresije,edhe pse gjithmonë të zhytur në borxhe. Varfëria e tejskajshme po dëmton në këtë mënyrë edhe bizneset që tashmë nuk po nxjerrin dot asnjë fitim nga dyqanet e tyre ushqimore,ku listat e borxheve janë të pafund.
Edhe pse tmerrohen nga kamerat, tregtarët nuk ngurojnë të tregojnë jashtë tyre se listat ushqimore që kanë banorët variojnë nga 20-40 mijë lekë (të reja).Vetë banorët e Kuçovës shprehen se,gjendja e tyre ekonomike është tejet e vështirë dhe se ata e kanë të pamundur të përballojnë jetesën me pensionet,rrogat apo përkrahjen sociale që marrin. Sipas banorëve,kjo situatë i ka detyruar ata të marrin ushqime me lista sepse-siç shprehen vetë ata-nuk mund ti lënë dot fëmijët pa ngrënë.
Banorët pohojnë se çdo gjë është rritur,që nga çmimi i vajit,vezëve,djathit e perimeve, ndërkohë që “turpi” më i madh-sipas tyre-ishte rritja e çmimit të bukës.
Banorët:
Nuk kam mundësi të blej ushqime të shportës. Burrin e kam pa punë. UNnë dua të futet në punë. Nuk po ja dal dot. Kanaçe nuk po mbledh dot se është kjo sëmundja. Edi Rama e ka ngritur çmimin. Pse e ngre ai? Kam edhe fëmijët e djalit të sëmurë, pa drita jemi, se nuk i lajmë dot. Ku të ankohemi? Kemi shkuar në bashki. Sot shkova tek kryqi i kuq, nuk më dhanë gjë.
Ça do bëjmë më para? Nuk kemi ça hamë veç bukës që është rritur. Ku do shkojnë më parë lekët e pensionit? Për drita apo për ujë apo për ushqim?
Rruga Press