KryesoreLajme

Kurti: Secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130 mijë euro tjera shtesë mbi subvencionim e investimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria është në anën e prodhuesve.

Kurti në një konferencë për media tha se do të ua paguajnë gjysmën e kamatës së prodhuesve.

“Sektori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë e Kosovës. Sepse përveç që prodhon e siguron ushqim, krijon edhe vende pune. Pandemia e ka validuar peshën që ka zhvillimi të qëndrueshëm i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Shteti do të iu ndihmojë duke ia subvencionuar gjysmën e kamatës. Për subvencionim prej 20% te kredisë investive, prodhuesi që investon 500,000 euro në zgjerim të kapaciteteve do të marrë edhe më shumë sesa kamata që paguan: 100,000 euro, më saktësisht. Secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130 mijë euro tjera shtesë mbi subvencionimit e investimit, për të rritur cilësinë e produktit, dhe zgjerimin në tregje të reja”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Kryeministri ka deklaruar se Qeveria ka hartuar strategjinë për bujqësinë.

“Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë obligime ndaj fermerëve në kategorinë e subvencioneve. Me buxhetin e vitit 2022 do ta fillojmë me zero obligime financiare ndaj fermerëve, edhe për 11 milionë buxhet shtesë për ta” , ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *