KryesoreLajme

Tërmeti me magnitutë 4.5 ballë në Bulqizë, banorët e alarmuar dalin nga shtëpitë: Ndjemë 4 lëkundje!

Tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në vendin tonë. Sipas IGJEO epiqendra e saj ka qenë në Shupenzë të Bulqizës, ndërsa thellësia 14 kilometra.

Gazetari Enver Doçi ka raportuar për “BalkanWeb” përjetimet e banorëve në këto zona.

Ai tha se banorët e njësisë administrative Shupenzë dhe Gjoricë, janë ende jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës dhe panikut.

Lexo më shumë  Pyetjet e munguara të Çim Pekës në intervistën me Vjosa Osmanin?

Sipas gazetarit janë ndjerë gjithsej 4 lëkundje, dy të parat të fuqishme ndërsa dy të tjerat më të lehta. Ai shtoi më tej, se banorët e këtyre zonave, ende kanë banesat e shembura nga një tëmrmet i fuqishëm që është regjistruar në vitin 2009.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti zhvillon bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *