KryesoreLajme

Mbi 600 të helmuar! ISHP thotë Epidemi hidrike apo thjesht heqje përgjegjësie

KRUJË– Katër ditë pasi u regjistrua helmimi masiv që çoi më shumë se 600 qytetarë në spital, Kruja është ende pa ujë të pijshëm, për të gatuar apo për tu larë.

Në një njoftim zyrtar, Ujësjellësi i Krujës bëri me dije se në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, qytetarët e Krujës do të furnizohen furnizohen me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës. Nga ana tjetër sot, Insitituti i Shëndetit Publik nxorri dhe rezultatet përfundimtare të analizave të kryera mbi mostrat e marra nga uji në Krujë.

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka bërë me dije se mostrat janë marrë pasi Ujësjellësi i Krujës ka bërë klorifikimin e tij, por pavarësisht kësaj një pikë ka pasur sërish ndotje me bakterin Enterokokus që ka sjellë dhe shqetësimet tek qytetarët. Ulqinaku shtoi se kemi të bëjmëme një epidemi hidrike dhe se përgjegjësia bie mbi Ujësjellësin e Krujës që duhet ta kishte kapur këtë situatë më shpejt dhe të kishte marrë masat. Gjithçka, sipas numrit dy të ISHP-së ka ardhur nga reshjet e shumta.

Lexo më shumë  MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Nga ana tjetër, situata sa vjen dhe rëndohet për shkak të fluksit të qytetarëve që paraqiten në spital me shenja helmimi në spital. Nga dita e djeshme, janë paraqitur në spital rreth 130 persona me simptoma të helmimit. Kjo ka bërë që bilanci i të prekurve nga bakteret që u gjendën në ujë të kalojë shifrën e 600 personave, në mesin e të cilëve ka dhe fëmijë.

Një pjesë e të prekurve nga helmimi pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spital janë dërguar në shtëpi ku po ndjekin një regjim mjekësor të përcaktuar nga mjeku. Një pjesë e banorëve kanë marrë ujë nga autobotet që qarkullojnë nëpër qytet, ndërsa të tjerë e kanë blerë atë. Ditën e sotme është kryer edhe dezinfektimi i depozitës kryesore e cila furnizonte qytetin me ujë.

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara

Një pistë e cila u bë publike në media ditën e djeshme, ishte se qytetarët e Krujës mund të jenë helmuar nga kultivuesit e kanabisit në këtë zonë, gjë e cila po hetohet.

Por në fund shtrohet pyetja; A janë të vërteta të gjitha këto shkaqe? Apo thjesht heqje përgjegjësie, ngecje dikujt që është më i dobët. Sepse në fund të fundit mos harrojmë që ujësjellësi ështe inaguruar nga vetë KM Rama gjatë kohës së fushtës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *