Alpinisti i humbur injoroi thirrjet e ekipeve të shpëtimit pasi nuk e njihte numrin
Ndonjëherë mund të shpëtosh nëse përgjigjesh në një numër që nuk e njeh.
Autoritetet e Kolorados thanë të enjten se një alpinist kaloi rreth 24 orë duke ecur për t’u kthyer në veturën e tyre, për të kuptuar më vonë se ai vazhdimisht i ka injoruar thirrjet e ekipeve të shpëtimit.
Autoritetet fillimisht morën një thirrje për një alpinist që po mungonte. Autoritetet thanë se ai e kishte filluar ecjen rreth orës 9 të mëngjesit atë ditë.
Pasi përpjekjet e shumta për të kontaktuar atë përmes telefonit celular ishin të pasuksesshme, një grup kërkimi prej pesë ekipesh u nis në orën 22:00. Përpjekjet fillestare të shpëtimit përfunduan në orën 3 të mëngjesit të mëngjesit të ardhshëm, dhe disa orë më vonë një ekip tjetër kërkim-shpëtimi përsëriti përpjekjet e tyre në një zonë “ku alpinistët zakonisht humbasin gjurmët”, thanë zyrtarët.
Pastaj, rreth orës 9:30 po atë ditë, ata që raportuan për alpinistin e zhdukur, thanë se ai është kthyer në shtëpi.
Alpinisti tha se ai nuk e kishte idenë nëse dikush ishte angazhuar për ta kërkuar.
Pas 24 orësh alpinisti kishte gjetur rrugën për t’u kthyer në shtëpi.
“Fakti i rëndësishëm është që personi injoroi thirrjet tona të përsëritura nga ne për shkak se nuk i njihte numrin”, kanë thënë ekipet e shpëtimit.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë thirrje për secilin alpinist që gjendet në pozitën e njëjtë të mos i injorojë thirrjet në telefonin e tyre.