BotaKryesore

Gjenerali i lartë amerikan: Testimi i raketës hipersonike nga Kina mund të çojë deri në një momenti të ri, Sputnik – periudha kur Rusia u bë vendi i parë që lëshoi satelitin në orbitë

Gjenerali i lartë amerikan ka thënë se testimi i dyshuar i raketës hipersonike të Kinës është afër një momenti të Sputnik-ut, duke iu referuar lëshimit të satelitit sovjetik që ndezi garën e armëve të Luftës së Ftohtë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Kreu i Shefit të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, tha në një intervistë me Bloomberg News se ushtria kineze “po zgjerohet me shpejtësi”.

Financial Times raportoi këtë muaj se testi kishte habitur ushtrinë amerikane.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Megjithatë, Pekini ka mohuar të ketë ndodhur një testim rakete, duke thënë se në fakt ishte anije kozmike.

“Ajo që pamë ishte një ngjarje shumë domethënëse e një testimi të një sistemi të armëve hipersonike. Dhe kjo është shumë shqetësuese”, tha gjenerali Milley për Bloomberg.

“Nuk e di nëse është një moment tamam sikurse në rastin e Sputnik-ut, por mendoj se është shumë afër kësaj. Kjo ka gjithë vëmendjen tonë”.

Lëshimi i Sputnik me satelit sovjetik në vitin 1957 tronditi amerikanët, të cilët kishin frikë se sovjetikët po ecnin përpara në aftësinë teknologjike.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ngjarja e nxiti Presidentin John F Kennedy të deklaronte se SHBA do të zbarkonte njerëzit në Hënë, një qëllim i arritur në më pak se një dekadë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby refuzoi të komentojë, deklaratat e gjeneralit në një konferencë të së mërkurës, duke thënë: “Kjo nuk është një teknologji që është e huaj për ne, për të cilën nuk kemi menduar për një kohë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *