Bota

SHBA-ja nis apelin për ekstradimin e Julian Assange

Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kanë thënë Gjykatës së Lartë, se gjyqtari i cili e ka bllokuar ekstradimin e Julian Assanges, ishte mashtruar nga psikiatri i tij.

Për këtë arsye, Qeveria e SHBA-së është duke nisur një kërkesë legale për të bërë ekstradimin e themeluesit të Wikileaksit.

Në janar të këtij viti, një gjykatë pati vendosur se Assange nuk mund të ekstradohej në SHBA, për shkak të shqetësimeve rreth problemeve të tij psikike.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Assange është i kërkuar për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara, ndërmjet viteve 2010-2011.

SHBA-ja konsideron se qarkullimi i këtyre problemeve është bërë duke shkelur ligjin dhe se ka rrezikuar jetët e njerëzve, mirëpo Assange ka deklaruar se rasti ndaj tij është politikisht i motivuar.

Në apelin e Qeverisë amerikane kundër vendimit të janarit të gjykatës, thuhet se SHBA-ja ka ofruar siguri se ai do të trajtohet në mënyrë humane.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *