Gjeopolitikë

A mund ta shpëtojë BE-në një martesë e favorshme mes Francës e Polonisë?

Nga Alexandre Massaux, redaktor në website-n francez Contrepoints.org, përktheu nga origjinali RrugaPress

Presidenti polak Andrzej Duda u mirprit nga kolegu i tij francez Emmanuel Macron, në Pallatin e Elizesë. Takimi ndodhi ndërkohë që në sfond kemi një krizë politike dhe ligjore Evropiane, në lidhje me përparësinë e ligjit të BE-së.

Bisedimet do të fokusohen në marrëdhëniet bilaterale tregtare, si në fushën e energjisë, në fushën e sigurisë dhe “bashkëpunimi i të dy shteteve brenda BE-së dhe mbrojta e kufirit të BE-së“. Megjithatë, sigurisht që do adresohet edhe pyetja për të ardhmen e BE-së dhe modelin e saj.

Si Parisi dhe Varshava, kanë interes të madh në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve. Ndajnë interesa të përbashkëta.

Macron dhe Duda: një Evropë e integruar kundër një Evrope kombesh

Të dy presidentët tashmë përfaqësojnë dy vizione të kundërta për BE-në.

Emmanuel Macron është një nga liderët më entuziastë (nëse jo më entuziasti) kur vjen në fjalë ndërtimi i BE-së. Ai është propozuesi i “Rilindjes Evropiane”, i forcimit të institucioneve evropiane dhe dëshiron të zhvillojë projekte dhe reforma të përbashkëta në nivel evropian. Qellimi i tij i deklaruar është sovraniteti evropian, në kontekstin e një vizioni francez për një Evropë të fuqishme.

Andrzej Duda dhe partia polake “Ligj e Drejtësi” në anën tjetër, përfaqësojnë një vizion evropian të bazuar në vendet anëtare. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Polonisë për t’i dhënë përparësi ligjit kombëtar ndaj atij evropian i përshtatet qëndrimit që mban qeveria polake mbi vizionin evropian të tyre.

Për qeverinë polake, BE-ja është më shumë një instrument për të siguruar ndihmë dhe mbështetje për zhvillimin e shtetit, sesa një komb embrional. Për më tepët, polakët preferojnë tutelën ushtarake amerikane para sovranitetit evropian. Veprimi joshës “Fort Trump“i polakëve është provë për këtë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Duhet gjithashtu të shënohet se partitë politike të të dy presidentëve janë parti mazhoritare në nivel BE-je. LREM dhe “Ligj e Drejtësi” disponojnë pozita dominuese brenda grupeve të Parlamentit Evropian, si shkak i ulësëve të larta që zënë.

Në fjalë është rasti i LREM brenda grupit centrist “Renew Europe” (tek i cili, këshilltari i Macronit, Stephane Sejourne është bërë president) dhe rasti i “Ligj dhe Drejtësi” me ECR (European Conservatives and Reformists). Brexiti i shfrytëzoi të dy partitë për të fituar influencë në çështjet evropiane.

Tiparet e përbashkëta dhe fushat e bashkëpunimit

Pavarësisht këtyre dallimeve, të dy liderët janë të angazhuar në BE (polakët nuk duan të dizintegrohen) dhe po ashtu të dy dallojnë zona politike ku BE-ja është e dobishme.

Në terma energjitikë, si Polonia, edhe Fanca, duan që energjia nukleare të përdoret në tranzicionin energjitik. Në Mars 2021, dy shtetet nënshkruan një deklaratë të përbashkët pët të nxitur BE-në që ta mbështesë këtë sektor.

Për më tepër, kompania franceze e gjenerimit të energjisë nukleare Électricité de France (EDF), lajmëroi se javët e ardhshme ka për qëllim të ndërtojë një reaktor nuklear në Poloni, vend i cili është akoma shumë i varur nga energjia e mbetjeve fosile. Kjo temë do të diskutohet pa asnjë dyshim. Një dakortësi në këtë pikë do ishte një fitore e dyanshme: Franca eksporton energjinë nukleare dhe Polonia zhvillon energji më të pastër.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Në terma të mbrojtjes, ka gjithashtu tipare të përbashkëta. Pavarësisht preferencës për mbrojtje nga Amerika, qeveria polake në njëfarë mënyre ka zbutur qëndrimin e saj. Krijimi i Fondit Evropian të Mbrojtjes, për të financuar projekte ushtarako-industriale është mbështetur gjerësisht nga Anëtarët polakë të Parlamentit Evropian.

E fundit, por jo për nga rëndësia, Polonia është tashmë e ngatërruar edhe me një krizë migracioni, me refugjatë që futen nga Bjellorusia. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë dënuar Bjellorusinë për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë instrumentalizimin e refugjatëve në një tentativë për të bërë presion mbi BE-në. Edhe në këtë pikë, Macroni dhe Duda pritet të mbajnë qëndrim të njëjtë.

Bashkëpunimi midis Francës dhe Polonisë është i nevojshëm për stabilitetin evropian

Përtej gjithë kësaj, le të shpresojmë që takimi midis Macron dhe Duda të çojë në një afrim thelbësor midis Francës dhe Polonisë. Pavarësisht fjalimit të nxehtë të të dy liderëve në media, Parisi dhe Varshava kanë interes për marrëdhënie të mira.

Respektivisht Franca dhe Polonia janë fuqitë kryesore në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Zhvillimi i një boshti franko-polak do të mundësonte ndikimin në pozicionin e Gjermanisë, e cila de facto dominon Evropën.

Nëse francezët duan që projektet e tyre evropiane (veçanërisht në mbrojtje) të kenë sukses, ata do të kenë nevojë për mbështetjen e Polonisë. Përndryshe, Evropa do të mbetet e copëzuar. Anasjelltas, pozicioni i Francës ndaj BE-së është më i paqartë se sa duket: Franca e mbështet BE-në, por vetëm kur ajo u shërben interesave të saj. Kjo gjë është përfituese për Varshavën.

Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë të vetë autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të Rruga Press-it.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *