Lajme

Komisioni këshillimor i FDA-së hap dritën jeshile për vaksinën Pfizer për fëmijët

Komisioni i pavarur këshillimor i Administratës amerikane të Ushqimit dhe Barnave miratoi dhënien e vaksinës Pfizer-BioNTech për COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Rastet e rënda ose vdekjet nga COVID-19 janë të rralla mes fëmijëve më të vegjël, por shefi i vaksinave i FDA-së, dr. Peter Marks i tha panelit të martën se 1.9 milionë fëmijë të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç kanë rezultuar pozitivë dhe 8,300 janë shtruar në spital në Shtetet e Bashkuara. Nga ata që u shtruan në spital, një e treta kishte pasur nevojë për kujdes intensiv dhe afro 100 vdiqën.

Lexo më shumë  Kush janë dy izraelitët “misteriozë” që do të ndihmonin Vlora Hysenin të arratisej

Zyrtarët thanë se shpresojnë që miratimi i vaksinës për fëmijët, dozat e së cilës do të jenë sa një e treta e atyre për të rritur, të ndihmojë në mbylljen e një hendeku të gjerë në fushatën e vaksinave në SHBA që ka shqetësuar prindërit, mësuesit dhe drejtuesit e shëndetit publik.

Rregullatorët thanë se vaksinimi mund të fillojë javën e ardhshme.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se ka siguruar vaksina të mjaftueshme për 28 milionë fëmijët në Shtetet e Bashkuara.

FDA do ta marrë vendimin e saj në ditët e ardhshme.

Lexo më shumë  Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Në varësi të miratimit nga FDA, komisioni i pavarur këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet ta shqyrtojë propozimin javën e ardhshme.

Ndërkohë kompania farmaceutike me bazë në SHBA Moderna tha se një provë klinike tregoi se një dozë e përgjysmuar e vaksinës së saj për COVID-19 ishte e sigurt për fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç./voa/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *