Ja kur duhet të hiqni dorë nga karbohidratet
A duhet vërtet të hiqni dorë nga karbohidratet për të humbur peshë? Nëse jeni përpjekur ndonjëherë të eliminoni bukën, makaronat dhe patatet, e dini se sa e vështirë mund të jetë.
Nëse ai hap ju bëri të ndiheni disi keq, është koha të provoni një taktikë tjetër. Hulumtimet tregojnë se ju ende mund të hani ushqime të pasura me karbohidrate dhe t’i digjni ato – thjesht duhet t’i hani në mëngjes.
Në një studim nga Current Biology, studiuesit gjetën prova se trupi djeg më shumë karbohidrate në mëngjes sesa në mbrëmje.
Teoria vjen nga hetimet e ritmeve cirkadiane dhe hulumtimet sesi oraret e parregullta mund të çojnë në shtim në peshë, shkruan First For Ëomen. Ritmet cirkadiane, ose ciklet 24-orëshe që rregullojnë ciklin tonë gjumë-zgjim dhe proceset e tjera të trupit, kontrollojnë shumë më tepër sesa mendonim!
Pse mund të djegim më shumë karbohidrate në mëngjes? Një teori është se ngrënia e hershme e karbohidrateve i jep trupit kohë t’i përdorë ato përpara se metabolizmi në pushim të ngadalësohet për mbrëmjen. Trajneri dhe autori i famshëm David Kirsch tha për Harper’s Bazaar se ndërprerja e karbohidrateve pas një kohe të caktuar mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të dukeni më të hollë.
“Ngrënia e karbohidrateve në mëngjes dhe në mes të ditës ju ndihmon të ushqeheni siç duhet për tërë ditën”, tha ai. “Për shkak se karbohidratet mbajnë ujin në trupin tuaj, ju filloni të dukeni më të ngopur. Ndërprerja e marrjes së karbohidrateve në një pikë të caktuar, i jep trupit tuaj një shans për të thithur dhe kulluar të gjithë atë ujë të tepërt. Gjithashtu ju jep kohë për t’i djegur ato gjatë pjesës tjetër të ditës”.
Rruga Press